Italia nuk fiton ndaj Zvicrës, por thyen një rekord tjetër në historinë e futbollit

0

Ndeshja mes Zvicrës e Italisë dhuroi gjithçka, por vetëm golat munguan. Kampionët e Europës nuk arritën që të fiton ndaj ekipit të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Axurrët patën rastin e artë të shënonin me atë të penalltisë në minutën 53-të, por Jorginho nuk arrin të shënojë pasi Sommer tregohet i aftë dhe e pret gjuatjen e lojtarit më të mirë të Europianit.

Por kjo ndeshje vë në vështirësi italianët pasi në pesë përballje marrin 11 pikë gjithsej, ndërsa Zvicra me dy ndeshje më pak ka 7 pikër. Ky ishte barazini i dytë radhazi për ekipin e Mançinit, pas asaj me Bullgarinë,.

Barazimi ndaj Zvicrës, bëri që ‘’axurrët’’ të arrijnë shifrën e 36 ndeshje si të pamposhtur duke thyer rekordin e Brazilit që e mbajti për 3 vite midis 1993 dhe 1996.

Në atë kohë, seleçaot nuk humbisnin prej 36 ndeshjesh, por një e dhënë e veçantë vjen nga vetë FIFA e cila në bazë të statistikave të saj rezulton se Brazili nuk është mposhtur për 35 ndeshje, jo për 36.

Arsyeja është se më vitin 1995, Brazili barazoi 2-2 me ekipin e Rumanisë B me një formacion eksperimental, dhe FIFA nuk e quajti si ndeshje kombëtaresh A, por thjesht takim miqësor.

Kështu Italia ka në dorë të vendosë rekordin e saj duke vazhduar ecurinë e rezultateve të mira nën drejtimin e Roberto Mançinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu