Kompania e Hekurudhave të Ukrainës ka njoftuar për një numër trenash të veçantë evakuimi që shkojnë nga Kievi në pjesët perëndimore të Ukrainës. CNN shkruan se trenat nisen nga stacioni kryesor hekurudhor dhe periferik i Kievit.
Kompania njoftoi se trenat e shtuar do të jenë për Rakhiv, Uzhhorod, Truskavets, Vorokhta, Kovel, Chernivtsi dhe Lviv.
Këtu janë disa detaje që kompania ka dhënë në lidhje me këta trena evakuimi:
*Vendet në tren do të jenë të disponueshme për të gjithë që kanë nevojë.
*Prioritet do t’u jepet fëmijëve, grave dhe personave me aftësi të veçanta.
*Për shkak të rrethanave, janë të mundshme vonesa në tren.
*Ka mjaft mjete për evakuimin e sigurt të rreth 10 mijë personave deri në fund të ditës së premte.
Kompania u ka kërkuar atyre që udhëtojnë në trenat specialë që të mos zbulojnë vendndodhjen e tyre dhe të mos habiten nëse përdoret ndriçimi i ulët pasi është për çështje sigurie.
“Sa më pak të duket treni, aq më i sigurt është udhëtimi,”– thuhet në njoftim.





