Është zbardhur dëshmia e të riut Orlando Paplekaj, të cilit iu bë atentat mesditën e sotme në zonën e Shijakit, në një rrugë dytësore.
I riu ka thënë se nuk i njihte autorët, dhe se ata e kanë ndjekur për disa metra, ku dhe më pas kanë qëlluar drejt makinës së tij kamioçinë, nga një mjet tip golf.
Gjatë dëshmisë së parë në polici ai ka deklaruar: “Më dolën përpara dhe qëlluan në drejtim të kamionçinës.”
Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja, por fatmirësisht të riun nuk e ka kapur asnjë plumb.
Orlando Paplekaj tha gjatë dëshmisë është shprehur se s’ka probleme me asnjë njeri dhe prej 1 muaji ka nisur punën tek një kompani për shpërndarjen e bombolave të gazit në institucione dhe biznese të ndryshme.
“Nuk kam probleme me asnjë person. Unë prej një muaji kam nis pune te kompania dhe shpërndaje bombola oksigjeni neper institucione te ndryshme dhe biznese. Skam lidhje me njerëzit, as me pagesa, asgjë. As probleme personale apo familjare nuk kam”, tha ai.
Burime bëjnë me dije se i ati i Paplekajt është oficer rendi në Durrës prej afro 30 vitesh.