Iu bë ‘makth’ qytetares për disa muaj, arrestohet 27-vjeçarja në Krujë

0

Është vënë në pranga 27-vjeçarja në Krujë, pasi prej disa muajsh përndiqte një qytetare.

Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasen Z. S., 27 vjeçe, banuese në Shkretë, Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.