Një makine tip BMW seria 1 është djegur gjatë natës në qendër të qytetit të Krujës.
Makina është në pronësi të Igli Kani sekretar i gjygjtares Hoxha.Makina ndodhej e parkuar në parkingun e qytetit në afërsi të banesës së sekretarit.
Sipas burimeve makina është lyer me naftë dhe i është vënë flaka.
Zjarri është konstatuar nga nëna e sekretarit.
Sipas burimeve raportohet se Kani nuk pranon te prononcohet por thotë që nuk kam asnjë problem apo konflikte me njeri.
Ndërkohë policia ka dhenë një njoftim për ngjarjen.
Njoftimi:
Krujë
Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Aksidentale, kur pamjet tregojne qe makina eshte djegur nga para dhe nga mbrapa