Iu gjet në banesë drogë me vlerë 300 mijë euro, pranga shqiptarit në Greqi

0

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Selanikut pasi u kap me drogë.

Gjatë kontrollit 42 vjeçarit shqiptar iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike. Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Ndërkohë, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Ndaj shqiptarit rëndon akuza për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu