Iu gjetën snajper dhe arsenal armësh, Gjykata e Tiranës lë në burg ish- efektivin e RENEA-s

0

Gjykata ka mbajtur sot seancën për caktimin e masës së sigurisë për ish- efektivin e RENEA-s Remal Rada.

Rada dhe Elton Hithi, janë vënë në pranga pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjend një arsenal i vërtetë armësh.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit.

Në momentin e arrestimit, në çantën e gjetur në makinë, është gjetur edhe një snajper, i cili mësohet se përket ish-efektivit të forcave RENEA.

Rada ka shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe ishte larguar nga detyra rreth 3 muaj më parë.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu