Iu infektua nëna me Koronavirus, 30 vjeçari qëndroi për ditë me radhë në dritaren e spitalit

0

 

Një djalë i përkushtuar palestinez u ngjit në anën e një ndërtese spitalore, në mënyrë që të mund të ulej në parvazin e dhomës së spitalit të nënës së tij për të qenë me të, ndërsa ajo vuante nga koronavirusi.Xhihad Al-Suwaiti, 30 vjeç, nuk u lejua të vizitonte nënën e tij Rasma Salema personalisht, pasi ajo testoi pozitive për koronavirus dhe u shtrua në një spital në Hebron, në Bregun Perëndimor.


Megjithë ndalimin e vizitës, Xhihadi u ngjit në dritaren e spitalit, në mënyrë që të mund të shihte nënën e tij në momentet e fundit. Në foto ai shihet i ulur në parvazin e dritares. Ai kthehej çdo ditë derisa e ëma ndërroi jetë të enjten e kaluar.Ai është djali më i vogël i gruas dhe kishte humbur babanë e tij 15 vjet më parë.

Një zyrtar i spitalit u citua në mediat lokale të thoshte se ai e kaloi pjesën më të madhe të ditës atje, duke vëzhguar gjendjen e nënës së tij nga jashtë dritares.

Burimi: Daily Mail| joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu