– Sekretari i grupseksioni të PD-së në Kamzës, Albert Bana ka deklaruar se i është falsifikuar firma si delegat për Kuvendin Kombëtar të PD-së në 18 Dhjetor. Në një lidhje për Syri Tv, Bana ka thënë se ka firmosur vetëm për Kuvendin e 11 Dhjetorit.
“Më është lexuar emri nga Ina Zhupa. Unë kam firmosur vetëm për një Kuvend që është ai i 11 dhjetorit”, u shpreh Bana.