Iu vra motra për gjakmarrje, kush është Vladimir Kurti që vrau Agim Bucin në dyqanin e tij

0

Etleva Kurti u ekzekutua sot për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci. Kjo ngjarje ka qenë e dyshuar fillimisht se erdhi një tentativë grabitjeje, dhe u dënuan nga shkalla e parë e gjykatës dy autoret e dyshuar, të arrestuar me herët Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, pati një zhvillim të bujshëm nëntorin e kaluar kur njëri prej të dënuarve deklaroi se mori para për të bërë vrasjen.

Në një seancë në Gjykatën e Apelit Tiranë, një nga autorët, përkatësisht Vladimir Kurti ka pranuar që te bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë Agim Buçin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu