Izolohen flakët në pyllin e Leminotit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

0

Është izoluar vatra e zjarrit në pyllin e Leminotit,në Kozel. Zjarrfikësit e Maliqit kanë bërë të mundur fikjen e flakëve totale këtë mëngjes.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë rreth 4-5 hektarë pyll kryesisht dushk dhe ah.

Sipas të njëjtave burime dyshohet që zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht nga banorë të fshatrave përreth.