Izraeli anulon çertifikatën e gjelbër për personat që nuk marrin dozën e tretë

0

Në Izrael, certifikata e gjelbër do të anulohet për ata që nuk kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid, pesë deri në 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Sipas të përditshmes izraelite “Haaretz”, udhëzimet e reja të qeverisë do të ndalojnë rreth një milion qytetarë që të hyjnë në vende të mbyllura, si restorante dhe muze, si dhe të marrin pjesë në evente publike për të cilat certifikata e gjelbër është e detyrueshme.

Sipas drejtorit të departamentit për shëndetin publik në Izrael, kjo masë është marrë në bazë të të dhënave: 75% e pacientëve të shtruar në spital nuk janë të vaksinuar; 19% nuk kanë marrë dozën e tretë dhe vetëm 6% e ka marrë atë.

Izraeli ishte vendi i parë që vuri në dispozicion për popullsinë dozën e tretë të Pfizer/BioNtech. Rezultatet inkurajuese, pas vaksinimit të personave mbi 60 vjeç – fushatë që nisi 2 muaj më parë  shtynë Izraelin që të bëjë të njëjtën gjë dhe për personat mbi 40 vjeç.

Ndërsa në fillim të muajit shtator nisi vaksinimi i personave mbi 12 vjeç. Ndërkohë Agjencia Europiane e Barnave miratoi dozën e tretë për personat që kanë imunitet shumë të dobët, 28 ditë pas dozës së dytë, dhe për personat mbi 18 vjeç pas gjashtë muajsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu