Situatë e tensionuar në Jalë, banori “shpërthen” në lot dhe tregon bisedën me Ramën

0

Situatë e tensionuar në Jalë, banori “shpërthen” në lot dhe tregon bisedën me Ramën: Folëm në telefon më tha: “E di që keni letra por do ua prish”

Është shoqëruar me tension aksioni i IKMT për prishjen e objekteve ditën e sotme në Jalë.

Banorët pretendojnë se këto prona i kanë me dokumentacion të rregullt, ndërsa Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se po zbaton vendimin e Gjykatës.

Fotaq Bala shpërthen në lot në momentin kur fadromat shembin biznesin e tij, ndërsa ai tregon edhe bisedën në telefon me kryeministrin Edi Rama. Banori zbulon bisedën me Ramën sipas të cilit kryeministri ishte në dijeni që biznesi ishte me dokumentacion të rregullt por duhet shembur.

Fotaq Bala: “Edi Rama më ka marr 3 herë vetë në telefon. Nxirrni tablatet e telefonit të kryeministrit. Më ka thënë e di që keni letra por prapë do ua prish shtëpitë. Nxirrni tablatet dhe vërtetoheni,. Cfarë shteti jemi ne? Na tha e dini që keni dokumenta por do ja u prish sepse ashtu ja do qefi atij dhe nuk pyet për asnjë ai është mbreti. Ku të kërkojmë ndihmë? Këtu asgjë nuk funksionon…as vendimi i gjykatës. Ka ngelur të bëjmë vetëgjyqësi”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu