Izraeli bombardon Sirinë, mbi 40 të vdekur në Aleppo

0

SIRI- Sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Sirisë, Aleppo, kanë vrarë më shumë se 40 njerëz, shumica prej tyre ushtarë. Vdekjet përfshinin gjashtë anëtarë të grupit të armatosur libanez Hezbollah .

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Britani, pasi ai e rriti numrin e të vdekurve në 42 dhe se dhjetëra njerëz të tjerë u plagosën.

Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes e Sirisë tha se sulmet kishin në shënjestër disa zona në fshatrat e Aleppos. Ndërsa SOHR, monitorues i luftës, njoftoi se të paktën 36 ushtarë sirianë u vranë. Ndryshe, ushtria izraelite nuk i ka konfirmuar sulmet. Po ashtu aleatët e Damaskut, Rusia dhe Irani, kritikuan sulmet izraelite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu