Izraeli godet me raketë një bazë ushtarake në Iran

0

Mëngjesin e sotëm Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit në shenjë hakmarrjeje. Pas sulmit me mbi 300 dronë e raketa, Izraeli kishte paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet Iranit.

Shpërthime ka pasur në Isfahan, pranë një baze ushtarake. 3 shpërthime janë dëgjuar, ndërsa autoritetet iraniane thonë se kanë rrëzuar të tre dronët e nisur nga Izraeli.

Pas sulmit, Teherani aktivizoi sistemin e mbrojtjes ajrore, ndërsa tha se centralet bërthamore janë të sigurta. Mediat shtetërore iraniane një gjeneral ushtrie thonë se nuk ka viktima apo dëme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu