Ushtria izraelite raportohet se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj infrastukturës në Iran.
Aktualisht raportohet se ka pasur shpërthime të reja në të gjithë Iranin.
Forcat Ajrore Izraelite, në një postim në rrjetin social “X” thanë se po vazhdojnë “të sulmojnë lëshuesit e raketave dhe infrastrukturën” në Iran.
Sipas disa raportimeve, sulmet kanë shënjestruar objektiva në perëndim të Teheranit, Tabriz dhe Parchin.