Izraeli sulm me raketa ndaj Sirisë, vritet një ushtar, dëme të mëdha materiale

0

Forcat ajrore siriane rrëzuan disa raketa, të cilat sipas tyre ishin lëshuar nga Izraeli. Sipas mediave siriane, ushtria izraelite goditi disa zona në Sirinë jugore me raketa pak pas mesnatës të së enjtes me orën lokale. Mbrojtja ajrore e Sirisë u përpoq për të zmbrapsur sulmin dhe kapën shumicën e raketave të lëshuara nga drejtimi i Lartësisë Golan.

“Mbrojtja jonë ajrore iu përgjigj një agresioni izraelit që synoi disa pika në rajonin jugor dhe rrëzoi shumicën e raketave armiqësore”, tha një burim ushtarak sirian.

Megjithatë, sulmi çoi në vdekjen e një ushtari sirian dhe shkaktoi “humbje materiale”. Izraeli bombardon në mënyrë të vazhdueshme territorin sirian në sulme kryesisht gjatë natës me pretekstin e synimit të pozicioneve iraniane. Në fillim të këtij muaji, porti pranë qytetit të Latakias u shënjestrua në një tjetër sulm të dyshuar izraelit, i cili shkaktoi një zjarr të madh në një zonë magazinimi në port.

Marrë nga aljazeera.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu