Izraeli: Të paktën 97 persona po mbahen peng nga Hamasi

0

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka thënë se vendi ka qenë në gjendje të identifikojë 97 persona të marrë peng në Rripin e Gazës të shtunën.

Izraeli më herët deklaroi se deri në 150 persona ishin kapur kur militantët e Hamasit filluan sulmin e tyre të befasishëm, shkruan Sky News.

Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet në “vende dhe tunele të sigurta” brenda Gazës.

Kjo organizatë ka kërcënuar se do t’i vrasë pengjet, nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu