Ja arsyeja se përse Stefan Çapaliku promovoi në Elbasan librin me poezi “Camera Obscura”

0
Screenshot

Skenaristi dhe regjisori shkodran Stefan Çapaliku zgjodhi bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan për të promovuar librin e tij me poezi “Camera Obscura”. Një libër që bazohet në artin e fotografisë ku autori rikthehet tek poezia pas 30 vjetësh. Çapaliku shprehet se shkrimtari është një person i çuditshëm dhe se muza e tij për të shkruar këtë libër erdhi krejt rastësisht. Çapaliku thekson se kjo veper është në kërkim të lexuesit të saj pasi është një libër jo i lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë.

Shkrimtari sugjeron se të rinjtë duhet të jënë më shumë të orjentuar drejt kulturës vendase,konkretisht drejt letërsisë shqipe pasi lexuesve u flet në mynyrën më direkte se autorët e huaj në teatër apo kinema.

Autori Stefan Çapaliku prej kohësh ka qenë i lidhur me qytetin e Elbasnait,pasi më herët ka vënë në skenën e Teatrit Skampa dhjetëra shfaqje teatrale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu