Ja çfarë fshihet pas fotove misterioze të Loredanës dhe Mozzik

0

Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar dhe për këtë nuk ka pikë dyshimi, ndonëse ata nuk e kanë pranuar ende me gojën e tyre këtë fakt. Përveçse shijuan disa ditë pushime së bashku, ata kanë publikuar edhe foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Disa ditë më parë Loredana publikoi një foto pranë Mozzik, por fytyrën e tij e kishte prerë. Megjithatë detajet, si për shembull veshja, tregonin qartë se bëhej fjalë për reperin.

Të njëjtën gjë bëri 2 ditë më parë edhe Mozzik. Ai publikoi në Instagram një foto me një vajzë, të cilës i zbuloi vetëm buzët dhe përkrah ka shkroi: “Kush është vajza në foto?”. Lehtësisht kuptohej se ajo ishte Loredana dhe fansat menjëherë nisën të komentoin në postimin e tij.

Mirëpo duket se ata nuk po përpiqen më kot për të tërhequr vëmendjen, sepse kanë një qëllim shumë të madh. “Telegrafi” ka mësuar nga burime pranë Mozzik dhe Loredanës se ata janë në përfundim të një albumi të ri të përbashkët, që pritet të hidhet në treg së shpejti. Të njëjtat burime thonë se Mozzik po e pret me padurim albumin, sepse e cilëson si më të mirin në histori dhe karrierën e tij.

Mozzik vitin e shkurar publikoi albumin “Mozzart”, i cili rezultoi si një nga më të sukseesshmit të muzikës hip hop. Po ashtu edhe Loredana arriti sukses të madh në 2020-n me albumin e saj, “Medusa”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu