Ja çfarë po ndodh: Kaos dhe radhë të gjata në Konsullatën Shqiptare në Selanik (Foto)

0

Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë denoncuar në rubrikën ‘Kallëzo’ në tvklan.al situatën e krijuar në konsullatën shqiptare në Selanik.

Në video denoncimin e tyre, duken qartë radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që po presin të marrin shërbim.

Lexo edhe:

From the COVID test at the border to the barcodes you need to bring with you. New rules for crossing into Greece, here are those allowed to travel

Sipas tyre, të gjithë janë paraqitur në konsullatë sipas orarit që ju është caktuar në portalin e-Albania për të tërhequr pasaportat apo për të bërë aplikimin për dokumentet e reja të identifikimit pas skadencës.

Emigrantët shqiptarë thonë se askush nuk u jep përgjigje nga konsullata shqiptare në Selanik për radhët e gjata që janë krijuar.

Kujtojmë se për shkak të kësaj situate të krijuar në konsullatën shqiptare në Selanik, nuk respektohet as distanca fizike në kuadër të masave anti-covid. /TVKlan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu