Ja emri i rrezikshëm me të cilin Saimir Tahiri ndante qelinë

0

Ditën e sotme avokati i Saimir Tahirit zbuloi se ish-ministri bisedoi me një ish-të burgosur në momentin kur ky i fundit po linte qelinë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për Safer Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

“Safër Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre. Dikur një bos krimi, ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte.”, pohoi gazetarja.

Ditën e sotme u mor vendimi që ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ.

Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu