Ja kapsula e veçantë me të cilën Janullatos u transportua për në Greqi

0

Kryepeshkopi Janullatos mbrëmjen e sotme u transportua nga Shqipëria në Greqi me një avion ushtarak për t’u trajtuar me mjekim të specializuar në Athinë, pasi rezultoi i infektuar me koronavirus.

Transportimi i tij u bë me një kapsulë të veçantë barelë. Sipas mjekëve kurues, u konsiderua e nevojshme transferimi i tij në Athinë për shkak të moshës.

Kisha Orthodhokse “Shën Theodhori” Vlorë postoi në rrjetet sociale mesazhin e Janullatosit përpara largimit nga Shqipëria.

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi” tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital” shkruhet në postimin në Facebook të Kishës Orthodhokse “Shën Theodhori” Vlorë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu