‘Ja kështu duke u lëpirë duke u zvarritur’! Efi ‘thumbon’ Armaldon për lojën e tij!

0

Prej disa ditësh tashmë miqësia mes Luizit dhe Armaldos duket se ka përfunduar dhe nuk ka më shpresa që raporti mes tyre të përmirësohet, pasi spektaklin e djeshëm ata patën përsëri një debat mes tyre, i cili arriti edhe në tone të larta. Në lidhje me këtë situatë Efi Dhedhes, e cila ka pak javë që është eleminuar nga shtëpia ka postuar në Instastory një ‘thumb’ për Armaldon, duke treguar qartazi se mbështet përsëri Luizin ashtu siç ka bërë deri tani pas daljes së saj.

Na ishte një herë një shqiponjë dhe fluturoi në majën më të lartë të alpeve. Aty pa një krimb dhe e pyet: Po ti si mbërrite deri këtu?

Ja kështu duke u lëpirë duke u zvarritur.

Në spektaklin e mbrëmjes së të martës, Kristi ka sqaruar publikun për këtë ngjarje që bëri bujë në rrjete sociale, duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të.

Në fillim ajo postoi në InstaStory një bisedë të zhvilluar me Kristin më datë 24 dhjetor ku duket se çifti i shpreh ndjenjat njëri-tjetrit me fjalë dashurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu