Mund të kuptohet vetë se sa para ka shpenzuar Ronaldo vetëm për strehim në muajt e parë të jetës së tij në Arabinë Saudite
ARABI SAUDITE – Cristiano Ronaldo do të kalonte nga Manchester United te Al Nasr. Ai u shpërngul në Riad me familjen e tij dhe qëndroi në hotelin “Four Seasons”. Sipas mediave nga Arabia Saudite, Ronaldo paguante 250 mijë paund në muaj për qiranë e 17 dhomave në dy kate, ku strehohej ai, familja dhe shoqëruesit e tij.
Pra mund të kuptohet vetë se sa para ka shpenzuar Ronaldo vetëm për strehim në muajt e parë të jetës së tij në Arabinë Saudite. Ronaldo u largua nga ai hotel dhe tani jeton në një kompleks luksoz me një prani të madhe sigurie dhe akses të lehtë në restorante, dyqane, palestra dhe pajisje të tjera.