Ja kjo është nëna e re që hodhi foshnjen 11 muajshe tek diga e liqenit dhe shkoi në festë në hotel për Vit të Ri

0

Një 29-vjeçare ka hedhur foshnjën e saj në një digë në Aliakmonas në Greqi. E reja akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj 11-muajshe.

Por ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur.

Por nga autopsia e kryer rezulton se foshnja vdiq nga mbytja.

Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.
Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri.

Sapo zbardhi ai u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.

Taksisti që e ka marrë nga diga e Aliakmonasit ka raportuar se e ka marrë gruan pikërisht aty dhe e ka dërguar në zonën e KTEL të Selanikut në Veria.

“ Ajo nuk dukej e mërzitur nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale, normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu