Ja kur do të dalë në treg makina Apple dhe sa do kushtojë

0

Apple nuk ka hequr dorë nga planet për të prezantuar makinën e saj në mesin e dekadës, pavarësisht pengesave që ka hasur rrugës.

Ajo pritet të dalë në treg në vitin 2026 dhe do të kushtojë rreth 100 mijë dollarë. Por planet e gjigantit amerikan janë të kufizuara sa i përket lëvizjes autonome që do të ketë Apple Car elektrike, pasi është thuajse e pamundur të bëhet në infrastrukturën aktuale që ka SHBA.

Prandaj, kompania amerikane tani po planifikon një dizajn që do të përfshijë një timon, një pedale dhe do të mbështesë aftësitë autonome të drejtimit vetëm në autostrada.

Aktualisht, Apple planifikon të zhvillojë një automjet që lejon drejtuesit të kryejnë detyra të tjera, për shembull, të shikojnë një film ose të luajnë një lojë video, ndërsa automjeti është duke lëvizur në autostrada dhe rrugë kryesore dhe të sinjalizohet në kohë për të kaluar në kontroll manual kur është afër një qyteti ose nëse përballet me kushte të këqija të motit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu