Ja kush paguhet më shumë në Kuvendin e Shqipërisë/ Vendin e parë nuk e zë kryeministri

0

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion po diskutohet mbi pasurinë e politikanëve shqiptarë.

Për një moment mund të mendonit se ishte kryeministri zyrtari që paguhet më shumë në Kuvendin e Shqipërisë, por jo, është kryetari i këtij institucioni.

Pikërisht Gramoz Ruçi paguhet me 228 730 lekë të vjetra në muaj. Pas tij renditet kryeministri Rama me vetëm 730 lekë më pak.

Në vend të tretë qëndrojnë zëvendës kryeministrat me një pagë bruto prej 187 000 lekë të reja dhe pas tyre ministrat që fitojnë një pagë prej 174 000 lekë në muaj. Më ‘fukarenjtë’ e Kuvendit janë deputetët të cilët paguen 156 770 lekë të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu