Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka rreth katër vite që është tërhequr nga muzika.
Gjatë fundvitit të kaluar, ajo e bëri qartë edhe një herë të ditur se nuk dëshiron më të rikthehet.
Ndërkohë, së fundmi, gjatë një interviste të dhënë , këngëtarja tregoi se prej një viti tashmë ka filluar punë në një nga radiot në kryeqytet, gjersa në të njëjtën kohë po mban dy punë, duke qenë e angazhuar pasdite edhe në një biznes familjar.
Zanfina nuk ka treguar më detajisht se çfarë funksione kryen në këto dy punë paralele, por që ndjehet e lumtur me detyrat e reja që i janë përcaktuar.
Në fund, ajo tha se vazhdon të pëlqejë muzikën e shumë prej ish-kolegëve të saj, duke dëgjuar kryesisht ata që janë më në trend.