Ja pse industria e duhanit po transformohet

0

Prej disa vitesh industria e duhanit po përmendet për ndryshimin rrënjësor që ka nisur: të ardhmen pa tym duhani.

Me të gjithë skepticizmin me të cilën ështe përballur, çdo dyshim është adresuar me fakte shkencore, të verifikuara nga institucione globale të pavarura.

Philip Morris International ka përdorur kërkimet shkencore të 430 shkencëtarëve në qendrën e tyre Kërkim & Zhvillim në Zvicër, për të provuar që një duhanpirës i rritur i cili nuk e lë duhanin, të mund të këtë opsione të tjera më pak të dëmshme.

Tommaso Di Giovanni, zëvendëspresident i Komunikimit Ndërkombëtar në Philip Morris International, i ftuar në një nga kanalet TV shqiptare, foli për transformimin që po pëson industria drejt të ardhmes pa tym.

Një italian nga Pescara, që ka kryer shërbimi vullnetar në vendin tonë foli per 850,000 duhanpirësit e rritur shqiptarë dhe të drejtën e tyre për produkte me risk të reduktuar.

Dihet tashmë që duhanpirja është e dëmshme dhe falë përfshirjes se shkencës dhe teknologjisë për të prodhuar një alternativë më të mirë se cigaret për shëndetin e duhanpirësve, sot 18 milionë duhanpirës në 64 shtete kanë kaluar në teknologjinë që përdoret për të reduktuar riskun, me produktin IQOS. 73% e tyre, rreth 13 milionë konsumatorë kanë hequr dorë nga cigaret totalisht.

“Rreth 15 vite më parë kuptuam që shkenca dhe teknologjia ishin në një nivel ku ishte e mundur të investohej, të kishe produkte më pak të dëmshme për konsumatorët. Në 15 vitet e fundit kemi investuar fuqishëm për t’ia dalë t’u ofrojmë konsumatorëve tanë produkte më të mira e më pak të dëmshme.”

Sipas tij kjo është gjeja e duhur që duhet bërë për konsumatorët dhe për investitorët. “Sepse të lihet duhani është gjëja më e mirë për t’u bërë, por e dimë që pjesa mëe madhe e duhanpirësve nuk heqin dorë. Në këtë mënyrë t’u japësh këtyre duhanpirësve një produkt më pak të dëmshëm është gjeja e duhur për t’u bërë edhe në aspektin e kompanisë. Nëse e mendoni është si për makinat elektrike, një makinë që ndot më pak krahasuar me ato që krijojnë më shumë ndotje. Është pak a shumë i njëjti fenomen”.

Si funksionon reduktimi i riskut kur duhani nuk digjet, por ngrohet?

“Tek cigarja pjesa më e madhe e elementëve të dëmshëm gjenden tek tymi që gjenerohet prej djegies. Kur djegim diçka krijohet një proces kimik tjetër, kur eliminohet djegia reduktohen nivelet e përbërësve toksikë ose të dëmshëm deri në 95%, ajo që shohim me IQOS. Kështu që produkte si këto që nuk djegin duhanin, apo si cigaret elektronike, janë shumë më të mira se cigaret, jo tërësisht pa risk, por më pak të dëmshme”.

Philip Morris e ka nisur këtë proces duke qenë të parët, por ndërkohë ka shumë ente shtetërore, e vende që sot po shkojnë në këtë drejtim. Pasi ata kanë kuptuar që produktet që nuk djegin janë të ndryshëm dhe më të mirë se cigaret, e për këtë arsye duhen inkurajuar në krahasim me cigaret.

Për shembull në SHBA prej 2012 kanë një legjislacion që favorizon këto produkte dhe drejtohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Mbretëria e Bashkuar, ka bërë gjithashtu shumë për të inkurajuar cigaret elektronike. Italia, Greqia, Portugalia, Bullgaria kanë legjislacione të ndryshme për këto produkte pasi ua dinë vlerën. Siç thotë Di Giovanni “Ndryshimi po ndodh dhe nuk është diçka vetëm e jona. Por më e madhe se kompania jonë dhe mendoj sinqerisht se nëse të gjithë e marrin seriozisht mundësinë e dhuruar nga produktet pa djegie dhe nga shkenca, në rreth 10 -15 vite disa vende mund të mos kenë më cigare, por vetëm produkte më pak të dëmshme në duart e konsumatorëve”.

*Ky artikull përmban vendosje produkti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu