SKANDAL/ Punonjësi i Bashkisë bën presion me vendin e varrimit për votën

0

Jemi pothuajse një muaj para zgjedhjeve dhe fushata elektorale tashmë ka filluar.

Partitë politike po zhvillojnë takimet e tyre me qytetarët në çdo qytet të Shqipërisë. Është zgjedhja e qytetarëve të votojnë me 25 prill e pa u ndikuar nga askush.

Por në një rast mjaft indinjues e prekës vota tashmë nuk cilësohet e lirë por votë e kërcënuar. Punonjësi i Bashkisë së Kamzës përveç takimeve që ka bërë tashmë ka nisur edhe nga kërcënimet e madje nga ato më të ulëtat.

Ky punonjës ka ushtruar presion ndaj një familjeje me vendin e varrit të njërit prej pjesëtarëve të familjes.

Familjarët nuk kanë dashur të bëhet publike presioni dhe kërcënimi që zotëria në fjalë i ka bërë, por në moment që është përmendur varri i babit të fëmijëve të familjes të gjithë janë prekur dhe janë drejtuar redaksisë së InfoWebTv duke denoncuar këtë lajm tepër të hidhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu