Ja “sekreti” i Lori Hoxhës për të humbur disa kilogramë në pak kohë

0

Lori Hoxha preferon që jetën e saj private ta mbajë larg syve të publikut, por ka raste që shprehet me ndjekësit nëpërmjet bisedave virtuale që zhvillon me to.

Një ndër pyetjet që i bëhet asaj më shpesh është padyshim ajo që ka lidhje me peshën duke qenë se shfaqet përherë në super formë.

E pyetur nga një ndjekëse se si mund të humbasë disa kg për dy javë para pushimeve, Lori nuk ka ngurruar dhe ka ndarë “sekretin” e saj.

 “Unë e bëj këtë vetëm në rastet kur kam nevojë të ndihem pak më e lehtë. I bazoj vaktet në proteina dhe ha jeshillëqe (sallatë ose perime). Me pak fjalë, vezë, pulë, biftek, peshk dhe një sallatë jeshile. Kufizoj marrjen e karbohidrateve dhe 0 sheqer,” – ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu