E pazakontë! Gruaja martohet me vrasësin e vëllait të saj

0

Një grua në Ohio të SHBA-ve është martuar me një burrë që është dënuar për vrasjen e vëllait të saj gjatë viteve 80, ku dyshja ndërruan unazat ndërsa ai ishte në arrest shtëpiak dhe po priste rifillimin e gjykimit.

Crystal Straus dhe John Tiedjen filluan romancën e tyre të çuditshme, kur ajo i shkroi një letër me të cilën i bën me dije se e ka falur për vrasjen e Brian McGary gjatë vitit 1987.

“I ktheva edhe unë letër dhe i thashë se nuk e kam bërë unë. Unë besoj në Zot, dhe di shumë gjëra – por unë nuk e kam bërë”, tha 57-vjeçari për News 5.

Tiedjen doli nga burgu gjatë 22 korrikut kur edhe iu ndërrua masa e dënimit nga burgim në arrest shtëpiak – duke pritur që të rifillojë procesi gjyqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu