Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në komisariatin nr.3 në Tiranë. Mësohet se Ludian Zaimi, qëlloi për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi.
autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte futur në Policinë e Shtetit, ndërkohë që viktima ishte veteran, pasi kishte mbi 20 vite.
Të dy ishin policë të Patrullës së Përgjithshme. Po ashtu mësohet se sherri mes tyre nisi për motive banale në ambientet e komisariatit, ndërsa çoi deri në përgjakje. Polici ndërroi jetë në spital