Ja vlera e jahtit të braktisur në Shëngjin

0

 

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me jahtin që u gjet i braktisur të Shtunën në Shëngjin. Ka dyshime se ai është përdorur për trafik droge. Vlera e këtij jahti mendohet të jetë rreth 200 mijë euro ndërsa gomonia e gjetur pranë tij rreth 70 mijë euro.

Nuk ka asnjë detaj në lidhje me personat që mund të kenë në pronësi gomonen ose jahtin por dyshohet se jahti është përdorur për aktivitet të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.10.2020, ora 20:04, jemi njoftuar nga Salla Operative e Drejtorisё Rajonale tё Kufirit dhe Migracionit Durrёs se nё det, rreth njё milje larg bregut, nё zonёn e quajtur Godull, ёshtё gjetur, nё gjendje tё braktisur, njё mjet lundrues “Velierё”, me mbishkrimin “TAI-PAN” dhe, nё breg, nё vendin e quajtur Laguna e Patokut, ёshte konstatuar njё Gomone e vogёl, ngjyrё e bardhё, me mbishkrimin “TAI-PAN”, gjithashtu e braktisur, tё cilat u sekuestruan nё cilёsine provave materiale Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Kurbin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu