“Çamëria është gjallë”/ Ministri grek hynë në ministri nga hyrja e pasme

0

Ministri grek, Nikos Dedias, ka mbërritur në ambientet e Ministrisë së Jashtme , ku për shkak të protestave që po zhvillohen nga mbështetësit e PDIU-së.
Ashtu siç e kishte paralajmëruar PDIU ka nisur të protestojë. Ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes VV në Tiranë, Bojken Abazi, si dhe një qytetar tjetër që mbante një pankartë “Çamëria është gjallë”.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sqaroi për mediat se Policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU-së janë rrethuar nga forcat policore.
” Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të Jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht është i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta. Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk kemi dalë të fshihemi.”- tha Idrizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu