‘Jam e sëmurë më lironi’, gjykata lë në burg Evisa Sulejmanin, e kërkon Italia

0

Gjatë seancës së sotme, Sulejmani tha para gjykatës pretendimet se është e sëmurë dhe e diagnostikuar me sëmundje që kërkon trajtim të veçantë, ndaj dhe kërkoi një masë sigurire më të butë se arresti me burg.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë të Evisa Sulejmanit. Kjo e fundit është arrestuar më 16 qershor në Shqipëri, me qëllim ekstradimi pasi kërkohet nga autoritetet italiane si e përfshirë dhe nën hetim për dosjen e kontrabandimit të ilaçeve dhe mashtrim të sistemit italian.

Gjatë seancës së sotme, Sulejmani tha para gjykatës pretendimet se është e sëmurë dhe e diagnostikuar me sëmundje që kërkon trajtim të veçantë, ndaj dhe kërkoi një masë sigurire më të butë se arresti me burg. Hetimet nisën nga përgjimi i telefonatës së biznesmenit shqiptar Ndue Pulaj, i cili duke folur me të.

Përgjimet kanë nxjerrë në dritë edhe falsifikimet e certifikatave dhe lejet për emigrantët shqiptarë, të cilët përfitonin shërbime të shtrenjta në sistemin shëndetësor në Lombardi. Pas sigurimit te provave, gjykata italiane ka urdhëruar arrestimin e Davide Luigi Vergani, Domenico Paternò dhe Domenico Carriero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu