TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur fjalë në Konventën e PL-së në Tiranë, përmes një audio të regjistruar nga burgu. Meta deklaroi se është marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Dumani. Ai shtoi se qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, siç e quan qi, që po i lë pa atdhe.
Meta tha se Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Kreu i PL-së tha se ata do të ndalojnë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja.
“Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja”, tha Meta.