“Jam ndër të paktat që i kam duart e pastra”, Nora Malaj largohet nga politika

0

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka deklaruar ditën e sotme se e ka mbyllur misionin e saj në politikë, duke paralajëmruar edhe një largim nga skena politike në vend.

Ajo tha në një intervistë në Report Tv kontributi i saj prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal, ndërsa shtoi se është një ndër të paktat politikane që i ka duart e pastra dhe asnjëherë nuk e ka tradhëtuar misionin e saj.

“Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës. Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur. Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhëtuar misionin tim. Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm. Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike. E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia. Isha e 8 në listë u vlerësova dhe su votova”, tha Malaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu