“Jam në shok”, Goran Bregovic do të performojë në Korçë, artistët shqiptarë të indinjuar: Bojkotojeni!

0

Festa e Birrës që organizohet në Korçë do të rikthehet edhe këtë vit nga data 18-22 gusht. Mes pjesëmarrësve bie në sy se do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Ky lajm ka marrë dhenë në mediat shqiptare dhe në lidhje me të ka reaguar edhe Vesa Luma. Duke mos e besuar këtë lajm, ajo ka shkruar në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar. Personi në fjalë i shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët. Por ajo që e ka revoltuar më shumë artisten është se ndjekësi shprehet se serbët duhet të kishin vrarë më shumë shqiptarë të Kosovës.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

Këtij mesazhi i është përgjigjur me një reagim të fortë edhe bashkëshorti i Vesës, reperi, Big Basta i cili nuk i kurseu komentet fyese për këtë që kishte ndodhur.
“Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q***** Goran Bregovic”, shkruan ai.

Po ashtu, Besa Kokëdhima, ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.

Një reagim të tillë ka dhënë edhe Eva Murati, e cila është shprehur se nuk do të marrë pjesë në festën e birrës që do të organizohet në Korçë.

“Sorry @festaebirreskorce! NUK DO JEM ATJE KËTË VIT! Nuk jam e sëmurë me sindromën e Stockholm-it! Thuhet arti duhet të jetë jashtë politikës, po përse nga të gjithë këngëtarët shqiptarë, italianë, anglezë etj..përse duhet të merret pikërisht një këngëtar serb që me këngët e tij ka frymëzuar serbët për krimet në Kosovë?!!”, është shprehur ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu