“Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri”/ Rama replikën me qytetarët: Nuk e dini ju çfarë droge marr unë…

0

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, teksa komentonte arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rama ka thënë se është njeriu më i sulmuar në vendin tonë, por vijon punën e tij pasi ka për mision anëtarësimi ne Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama vijoji me ironi, teksa tha se “droga” e tij ka qenë dikur arti, e tashmë beteja politike.

“Pa mua dhe PS nuk vinte kjo kohë. Kjo kohë ka dallgët e veta, e kam thënë me çdo kosto, me çdo çmim. Nuk jam kujtuar vonë, se nëse do kisha filluar të flisja siç po flas sot, nuk do të arrihej kjo. Është e dhimbshme, sepse ndryshe nga sektor të tjerë, kjo bëhet në kurriz të njerëzve. Historitë e intimidimit te njerëzit i kam parë pa fund, por nuk i kisha parë si të qëllimshme, i kisha parë si mungesë profesionalizmi.

SPAK ka mbështetjen time sa herë që sulmohet nga kafshët, por KLGJ duhet të shqetësohet, jo të ngrihet të bëjë koorporatën. Nuk ju vjen e keqja nga Edi Rama dhe PS. Nuk jemi nga ata që mbajnë shënim për hakmarrje. Ky qiell është për të gjithë, e kemi treguar.

Çfarë trysnie? Bëni punën se merrni gjithë ato para, a janë të vërteta ato historitë e manovrimeve. Nëse nuk janë të vërteta, dilni ta thoni. Mendoni se do rrimë pa kërkuar standarde. Unë shoh vetëm një gjë në këtë detyrë, detyrë, ditën kur do vihet Albania te Këshilli Evropian. Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri. Më gjeni një gjë që s’ma kanë thënë. Është mision, mos më bëni të flas më gjatë.

Eh mos u bëni komplet qesharakë disa këtu, Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë, s’kam nevojë fare për atë, është tjetër droga ime. Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë,. Që i vogël arti dhe më pas beteja politike. këto të tjerat janë muhabete që ata ua thonë mbase i kanë provuar vetë të gjitha. Pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës të ikë në punë të vetë. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte ‘si mund të votoni Ramën kur është anormal’. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.

Mandati i katërt është themelor për të vendosur emrin “Albania” në tryezë, për të vendosur flamurin atje, Albania i pari në rresht atje.”- tha Rama.