“Jam police!” Si i mashtronte njerëzit 42-vjeçarja dhe përfitonte gjëra qyl

0

 

Elvira Lani është 42-vjeçarja e cila është lënë sot në burg nga Gjykata pasi akuzohet për disa vepra penale, “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ajo shtirej si efektive policie dhe shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj me vlerë të madhe parash ose artikuj ushqimorë pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë. Ajo u prezantohej “shenjestrave” të saj si gruaja e një shefi të rëndësishëm të policisë.

Mirëpo kush është Elvira Lani dhe pse shtirej si efektive e policisë? ‘Drejtoreshë e Përgjithshme Investigimi ‘Stop Krimit”, njësi e krijuar prej vetë saj, për t’ju prezantuar klientëve që binin pre e mashtrimit. Ajo mbante edhe një radio të ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu