Zani Caushi, ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se tashmë është rehabilituar dhe se ka fëmijë të mitur për të rritur.
I dënuari përjetë për ngjarjet e bujshme të vitit të mbrapshtë të vitit 1997 ka surprizuar me kërkesën e tij për lirimin nga burgu.
Ndaj tij është përcaktuar seancë gjyqësore e cila do të mbahet me 17 Korrik ku edhe do të deklarojë provat ku bazohen argumentet e tij për lirimin.
Zani Çaushi kërkon liri me kusht nga Gjykata e Korçës.
Myrteza Çaushi,i njohur ndryshe si Zani Çaushi,i dënuar me burgim të përjetshëm i ka bërë kërkesë Gjykatës së Korçës për të përfituar liri me kusht.
Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë, eshtë depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca.
Vendimi nga gjyqtari i çështjes Selajdin Pisqyli nuk është marrë ende.
Burime nga Gjykata e Korçës pohuan se proçesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve, me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht.