“Jam takuar me babain e Jurgenës”/ Luizi sqaron si qëndron e vërteta për Instagramin e tij

0

Një ndër ngjarjet më të bujshmë të show-bizzit shqiptar ishte mbyllja e Instagramit me më shumë se 700 mijë ndjekës, e hapur nën emrin e ish-banorit të “BBVIP”, Luiz Ejlli.

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, Luizi ka treguar se kjo ngjarje është zmadhuar, dhe se askush nuk ka përfituar nga ai. Ai tregoi se është takuar me babain e vajzës, e cila e menaxhonte këtë adresë, e njohur me emrin Jurgena.

Jam takuar me babain e Jurgenës. Më tha që familja e tij se ka merituar këtë vrer nga lloj-lloj njerëzish. Dhe më ka ardhur shumë keq. E thashë dhe më herët që në vend të isha i gezuar, jam me lot në sy. Nuk është gjithçka fama. Përfitimet monetare nga ajo llogari janë të jgitha të dokumentuara me fatura, janë të jgitha aty. Janë hapur qindra adresa me emrin tim. Unë një adresë në Instagram kam, asnjë rrjet social tjetër. E përdor unë, askush tjetër. Mesazhet, postimet i bëj unë. Të tjerët nuk e di, s’kam asnjë lidhje.”- tha Luizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu