Vdes në aksident trajneri dhe plagosen rëndë 11 fëmijët e skuadrës së futbollit

0

Një ngjarje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Francë. Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur dhe si pasojë ka humbur jetën trajneri 26-vjeçar i skuadrës franceze të fëmijëve, Avenir Foot Lozer, Antonin Elia. Trajneri dhe fëmijët po udhëtonin me një furgon për të shkuar në turneun e fundjavës së ardhshme.

Si pasojë e aksidentit 11 fëmijë kanë mbetur të plagosur. Mjeti i skuadrës së fëmijëve është përplasur me një autobus, që udhëtonte në sensin e kundërt dhe më pas ka dalë nga rruga. Trajneri Antonin Elia ka dërruar jetë në vend, ndërsa lojtarët e skuadrës, konkretisht djem të moshës 13-vjeçare kanë pësuar lëndime të rënda.

“Jemi në shok, jemi të gjithë në zi, i gjithë sporti ynë. Kemi marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga futbollistët tanë, basketbollistët dhe hendbollistët tanë. Trajneri ishte në klub që nga viti 2020. Ai ishte i pasionuar dhe popullor, ai jetonte për futbollin.

Mendimet tona janë me familjen e tij. Nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë është të kthehet në fushë. Ne do të veshim një fanellë në ndeshjet në vijim. Në ndeshjet do të mbahet një minutë heshtje”, tha presidenti i klubit, Fabian Bernard.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu