Moti ka surprizuar jo pak muajin dhjetor, ku temperaturat kapën vlerën e lartë deri në 19 gradë celsius, jo normale për në dimër.
Pritet që ditët me diell dhe rrezet e ngrohta do të na shoqërojnë deri në fund të javës së parë të janarit, çka do të bëjë që të kemi një mot të qëndrueshëm.
Sinoptikani Hakil Osmani njofton se janari do të regjistrojë temperatura aspak tipike të dimrit dhe i gjithë vendi do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.
“Temperaturat e ajrit gjatë javës së parë do të jenë të larta, deri 18 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore vlerat minimale 2-3 gradë Celsius. Por ky mot i ngrohtë nuk do të zgjasë për shumë ditë. Reshje shiu në javën e dytë me prezence te larte, temperaturat e ajrit do kemi rënie të tyre duke u afruar në vlerat normale. Javën e dytë të Janarit reshje dhe ulje temperaturash ku priten episode me vlera tipike të muajit ku ndodhemi”, tha ai.