Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka marrë vendimin për të anuluar tenderin që kishte firmosur paraardhësi i tij, Ardi Veliu për pistoleta, tender ky që kapte vlerën e 2.5 milion USD. Policia e Shtetit ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për anulimin e kësaj procedure, tender që është shpallur në datën 29 korrik 2021.
Objekti i kontratës ishte: “blerje pistoleta 9×19 mm” me një fond limit: 230,657,900 lekë ose 2.5 mln USD me TVSH. Arsyet e anulimit është bazuar në ligjin ‘për prokurimët në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’. Komisioni i prokurimit publik vendos anulimin, sipas parashikimit të shkronjës “ç”, të pikës 3, të nenit 55, të këtij ligji”.
Ja çfarë thuhet në këtë nen:
Përpara lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë: ç) tё urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese.
Pra, procedura ka qenë tejet e finalizuar dhe gati në lidhjen e kontratës.