“Janë shkatërruar mijëra kilometra rrugë, qindra shkolla dhe spitale”, kryeministri Ukrainas: Rusia të paguajë dëmin, do ndërtojmë shtet të ri

0

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal ka deklaruar se pushtimi rus i vendit të tij ka shkatërruar më shumë se 25 mijë km rrugë, disa qindra ura dhe 12 aeroporte.

Duke folur për BBC, Shmyhal tha se më shumë se 100 institucione arsimore, mbi 500 objekte mjekësore dhe 200 fabrika janë gjithashtu të rrënuara ose të dëmtuara.

“Rreth 35% e ekonomisë aktualisht nuk funksionon,” tha ai. Më shumë se 300 mijë km katrorë tokë ishte minuar ose kontaminuar me bomba, shtoi ai.

Shmyhal vlerësoi se 30 deri në 50% e PBB-së së vendit ka humbur plotësisht. Deficiti mujor buxhetor është 5 miliardë dollarë.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, dëmi i drejtpërdrejtë i infrastrukturës dhe ekonomisë është rreth 600 miliardë dollarë. Shmyhal tha se qeveria ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë për rindërtim të menjëhershëm, aty ku ishte e mundur.

Faza tjetër do të jetë rivendosja e infrastrukturës kryesore, si furnizimet me energji dhe ujë, dhe rindërtimi i urave dhe rrugëve, tha ai.

Faza e tretë, tha ai, do të jetë “rindërtimi i madh i vendit tonë”. “Ne nuk duam vetëm të restaurojmë tullat dhe betonin. Ne duam të ndërtojmë një shtet të ri.”

Kryeministri shtoi se kjo do të kërkojë fonde ukrainase, ndihmë ndërkombëtare dhe para ruse.

“Ne jemi të bindur se agresori duhet të paguajë për shkatërrimin që ka krijuar. Duhet të jetë e qartë, në kurriz të aseteve të ngrira ruse – të konfiskuara dhe transferuara në Ukrainë për rivendosjen e përbashkët të shtetit tonë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu