Ishin duke mbushur depozitat me gaz, si ndodhi shpërthimi në karburant: Punonjësit me djegie në trup

0

Shpërthimi pranë një pike karburanti në Shkozet ka ndodhur teksa kanë qenë duket mbushur depozitat me gaz.

Të lënduar kanë mbetur shoferi i botit që i furnizonte dhe punonjësi i karburantit.

Si pasojë e presionit të madh të shpërthimit të dy punonjësit kanë marrë djegie në pjesë të zbuluara të trupit.

 

Dy të lënduarit kanë marrë mjekimin në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Abc mëson se shoferi dhe punëtori kanë qenë duke shkarkuar autobotin pranë një pike karburantit dhe për pasojë ka pasur rrjedhje gazi nga një bombol e cila ka shkaktuar dhe shpërthimin.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe kanë vendosur situatën nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu