Rikthehet në vendin tonë java e Kulturës Turke.Nga data 12 deri me 15 shtator elementet shumëngjyrëshe të kulturës turke do të promovohen me aktivitete që do të zhvillohen përgjatë katër ditëve organizuar në kuadër të projektit Javët Ndërkombëtare të Kulturës, që do të mundësohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me ambasadën turke.Gjatë Javës së Kulturës Turke do të promovohen jo vetëm shembuj unikë të pasurisë së kulturës të kontinentit aziatik dhe evropiane, por si dhe vendi ku takohen kombet, kulturat dhe mënyrat e jetesës dhe shtëpia e qytetërimeve të mëdha, dmth Turqisë.
Ngjarjet që tërheqin vëmendjen brenda javës së kulturës turke.
Ekspozita “Gjete nga kultura turke”,12-15 shtator, Tiranë ( Hapja zyrtare diten e enjte date 12 Shtator 2024 ora 14:00)
Koncerti “Perlat e Muzikës Turke” – 12 shtator tek Liceu Artistik, Tiranë / 13 shtator Pallati i kultures Aleksander Moisiu, Durrës (Ora 20:00)


Do të jemi të lumtur t’ju takojmë në ekspozitën tonë, e cila bashkon simbole të rëndësishme të kulturës turke si dhe me koncerte të melodive popullore turke të interpretuara nga artistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Operas dhe Baletit Shtetëror të Stambollit./Infoweb Media